Hapësire reklamuese

Sporti

Mbyllet në avantazh pjesa e parë, goli magjik i Qazim Laçit mban zgjuar ëndrrën kuqezi

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet në avantazh pjesa e parë, goli magjik i Qazim Laçit
Momenti i festes pas golit te Qazim Laçit

45 minutat e para të ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë janë mbyllur me rezultatin e pastër 0-1. Kombëtarja shqiptare ka bërë një lojë fantastike duke dominuar plotësisht në çdo aspekt.

Magjia erdhi në minutën e 11 të ndeshjes, me një gol të mrekullueshëm të mesfushorit kuqezi Qazim Laçi. Lojtari që mban numrin 14 në fanelë ka shfrytëzuar maksimalisht një asist të Jasir Asanit, duke gjetur rrjetën kroate.

Raste të shumta gjatë gjithë pjesës së parë, me Asllanin, Hysajn dhe Manaj që tentuan në vazhdim edhe me tre raste të pastra të çanin sërish portën.

Lojtarët i janë drejtuar dhomave të zhveshjes dhe pritet të rikthehen edhe më energjik për një pjesë të dytë që premton të jetë spektakolare. Kuqezinjtë tanë po dominojnë lojën dhe shpresat janë të larta për të ruajtur rezultatin pozitiv. Pse jo, edhe për ta thelluar më tej.

Goli fantastik i Qazim Laçit ka zgjuar shpresën e Shqipërisë për të vazhduar më gjatë rrugëtimin në këtë europian, pasi një fitore na mban matematikisht në garë për të kaluar fazën e grupeve.

Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares Shqiptare, pasi më herët ka luajur me Italinë dhe ka humbur me rezultatin 2-1. Nëse fitojmë sot me Kroacinë, na pret nje tjetër përballje e vështirë por jo e pamundur, ajo përballë Spanjës.

© Newsbomb.al 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese