Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Lojërat Olimpike/ Notari nga Kosova i lë “targën” atij nga Shqipëria, Grisi Koxhaku renditet i 5-ti

Shkruar nga Newsbomb
Lojërat Olimpike/ Notari nga Kosova i lë “targën”
Grisi Koxhaku

Grisi Koxhaku ditën e sotme zhvilloi garën e tij në Lojërat Olimpike. Notari shqiptar ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë, teksa u rendit në vendin e pestë me kohën 52.32.

Më mirë se Koxhaku u rendit notari nga Kosova. Adell Saboviç e mbylli garën e 100 metrave në vendin e dytë me kohën 51.77. Ndërkohë në vendin e parë u rendit notarit nga Arabia Saudite, Zaid Faisal Alsarraj.

Grisi Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32. Një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania”, - njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Kujtojmë se në garën për finalen e madhe të 100 metrave do të kualifikohen 16 notarët me kohën më të mirë të regjistruar në 10-të bateri. Por fatkeqësisht as njëri prej notarëve shqiptar nuk ia dolën të kualifikohej, duke ndërprerë rrugëtimin e tyre në "Paris 2024".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese