Hapësire reklamuese

Sporti

Lewis Hamilton rikthehet te fitorja pas 945 ditësh, shkëlqen në garën e shtëpisë dhe thyen rekordin e Schumacher

Shkruar nga Newsbomb

Lewis Hamilton rikthehet te fitorja pas 945 ditësh, shkëlqen në

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Britanisë. Piloti anglez i Mercedes-Benz fitoi një garë të vështirë e një betejë ‘treshe’ me Max Verstappen (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren) të cilët plotësojnë podiumin.

7 herë kampioni i botës rikthehet kështu tek fitorja pas plot 945 ditësh, që nga 5 dhjetori i vitit 2021 ku triumfoi në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Me këtë fitore, Hamilton thyen rekordin e Michael Schumacher për më shumë fitore në një cirkuit të vetëm duke shkuar në 9 triumfe.

Një ditë tjetër ‘Jo’ për Ferrarin që u shoqërua gjatë gjithë garës me probleme në makinë. Carlos Sainz nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të, ndërsa Charles Leclerc shumë larg pritshmërive duke e mbyllur në vendin e 15-të.

Formula 1 do të rikthehet sërish me Çmimin e Madh të Hungarisë pas dy javësh, më 21 korrik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese