Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

"Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët e rumunët", avokat Ngjela për ndeshjen në Bukuresht: Janë të trembur nga shqiptaria

Shkruar nga Newsbomb
"Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët e
Ilustrim: Incidenti ne Rumani dhe Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela komenton incidentin e ndodhur dje në Bukuresht, ku kombëtarja rumune dhe ajo e Kosovës luanin ndeshjen e radhës për Ligën e Kombeve, por në sekondat e fundit ajo u ndërpre për shkak të koreve antishqiptare.

"Pse tifozët rumunë e serbë bërtasin nëpër stadiume kundër Kosovës? Të gjithë janë të trembur nga shqiptaria. Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët, rumunët e kushdo tjetër: shqiptaria tani ka dy shtete të fuqishëm në Gadishullin e Ballkanit.

Shqiptaria tani është forcë e madhe në Ballkan, prandaj i shqetëson bandat antishqiptare që, në fakt, vijnë nga shekujt. Asgjë...

Lodhen kot dhe vuajnë shpirtërisht nga psikopatia e tyre. Shqipëria dhe Kosova janë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo i mërzit sepse e ndiejnë që e ardhmja është e shqiptarisë. Shqiptaria është në triumf vazhdues, drejt e gjithmonë përpara. Prisni dhe shikoni...", shkruan avokat Ngjela.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës e luajtur në Grupin C të UEFA Nations League, mori një fund të papritur! Lojtarët shqiptarë të Përfaqësueses së Kosovës dolën nga fusha në minutën e 90+6, pasi huliganët nga tribuna nisën të brohorisnin “Serbia, Serbia”.

Gjithçka filloi pas një incidenti mes kapitenit Amir Rrahmani dhe lojtarit rumun Denis Alibec, kur mes lojtarëve shpërtheu një përleshje dhe tifozët rumunë nisën të brohorisnin "Serbi, Serbi!" Ndeshja u ndërpre për mbi 40 minuta para se të pezullohej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed