Hapësire reklamuese

Sporti

Kupa e Shqipërisë 2023-2024, FSHF-ja zbulon kur dhe ku do të luhet finalja

Shkruar nga Newsbomb

Kupa e Shqipërisë 2023-2024, FSHF-ja zbulon kur dhe ku do të
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Egnatia në orën 18:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese