
Kristjan Asllani
Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët kryesor të kombëtares Shqiptare në Euro 2024. Mesfushori i Interit po pret me padurim fillimin e sezonit të ri, edhe pse të ardhme e ka të paqartë.
Teksa po përgatitet intensivisht, Asllani është bërë protagonist edhe jashtë fushës së blertë. 22-vjeçari ka marrë një ftesë të veçantë nga provinca e Butit në Itali, vend në të cilin është rritur.
Më 12 korrik në sheshin kryesor të Butit, Asllani do të jetë i ftuari i nderit nga vetë kryebashkiaku, ku do të zhvillohet një festë magjepsëse. Ky event do të emocionojë pa masë edhe mesfushorin e kombëtares.
Sondazh
Poll