Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Kosova nuk fal në “Fadil Vokrri”, dardanët mposhtin Islandën mes 3 golave dhe i afrohen Ligës B

Shkruar nga Newsbomb
Kosova nuk fal në “Fadil Vokrri”, dardanët mposhtin
Futbollistët e Kosovës

Kosova ka fituar përballë Islandës ndeshjen e parë “play-off” të Nations League, ku po luftohet për një vend në Ligën B. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 2-1 në favor të dardanëve.

Këta të fundit gjetën rrugën e rrjetës me anë të Lumbardh Dellovës në minutën e 19-të. Por vetëm pas 3 minutave, islandezët barazuan shifrat me Oskarsson. Për golin e fitores, mendoi Rexhbecaj, i cili shënoi në minutën e 58-të.

Një fitore tepër e rendësishme për Kosovën, të cilët afrohen më shumë me ngjitjen në Ligën B. Në krahun tjetër, Islanda deri më tani bie në Ligën C, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit në Islandë, do të luhet më 23 mars.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese