Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Komplimenta Gjeorgjisë, por barazimi do ishte më i drejtë”, Sylvinho: Në tetor tentojmë kalimin e grupit. Muçi? Në vend të kujt ta merrja?

Shkruar nga Newsbomb
“Komplimenta Gjeorgjisë, por barazimi do ishte më i
Sylvinho

Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Në përfundim të ndeshjes për mikorofnin e SuperSport foli trajneri Sylvinho.

“Ishin ndeshje të ndryshime, i jap komplimenta Gjeorgjisë. Barazimi do ishte rezultati i duhur, luajtëm njëjtë. Pas golit ndryshoi çdo gjë.

Mungesat e Brojës e Dakut penalizuan në sulm? Për fat të keq humbëm me 1 gol. I komplimentoj lojtarët pasi bënë maksimumin. Nuk kam ankesa për futbollistët. Grupi është i ekuilibruar me kundërshtarë të vështirë.

Jam i lumtur me ekipin, nga 24 lojtar nuk i aktivizoj dot të gjithë. Pas dëmtimit të Muçollit na duhej një zëvendësues i Asanit, ndaj morëm Spahiun e Zekën. Me Asllanin jam shumë i kënaqur, ka bërë një paraqitje të mirë.

Gjeorgjia është ekip i mirë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur me Hoxhën. E morën në miqësore dhe Europian ku e meritoi të ishte. I dëgjoj shpesh këto pyetje për lojtarët, por secili ka një rritje natyrale.

Objektivi konkret në Nations League? Nuk jam i zhgënjyer, futbolli i tillë është. Objektivi është të ecim para, të luajmë mirë e të ecim sa më shumë. Morëm një fitore në fillim, sot fatkeqsisht jo. Duam të luajm në tetor për të kaluar grupin e në nëntor të mbyllim më së miri.

A duhej Ernest Muçi përballë një ekipi si Gjeorgjia? Në vend të kujt duhet ta merja? Ai është i fortë dhe i rëndësishëm. Lojtarët kanë nevojë për kohë kur ndryshojnë ligën, ai luan te Besiktas dhe shpresoj të bëj më të mirën për ato dhe për ne”, tha Sylvinho.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese