Hapësire reklamuese

Sporti

Kombëtarja rikthehet në Tiranë, Sylvinho: Turne fantastik, më shumë tifozë shqiptarë se gjermanë

Shkruar nga Newsbomb
Kombëtarja rikthehet në Tiranë, Sylvinho: Turne fantastik,
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Tiranë pasi mbylli aventurën në Euro 2024. Kuqezinjtë u eliminuan nga faza e grupeve pas 2 humbjeve me Italinë e Spanjën dhe një barazim ndaj Kroacisë. Një "Grup Ferri", por një përfaqësim dinjitoz i djemve në fushën e lojës që dhanë gjithçka nga vetja  e tyre.

Tifozë të shumtë i pritën në dalje të aeroportit "Nënë Tereza" aty ku disa prej futbollistëve dhe stafi teknik dolën e shkelën në tokën shqiptare. I pari që dha një prononcim të shkurtër për mediat ishte sulmuesi Ernest Muçi i cili shprehu zhgënjimin për rezultatin.

Doja më shumë minuta. Ishte pak zhgënjyese që nuk morën një pikë me Spanjën. Çunat besuan deri në fund të gjithë dhe besoj se kjo eksperiencë do na vlej. Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur edhe tifozët dhe klubi janë të afrueshëm”,- tha shkurtimisht Muçi.

Më tej për mediat foli edhe trajneri i kombëtares Sylvinho:

Jam shumë mirë. Ishte eksperinece e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme.

E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehtë. Të gjithë ata lojtarë. Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë Kroacie të fortë Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur.

Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë”,- tha Sylvinho.

Hapi i rradhës për Kombëtaren shqiptare është Nations League, e cila do të nisë në vjeshtë më pas do të startojnë edhe kualifikueset e Botërorit 2026. Objektivi mbetet i njëjtë, kualifikimi në turneun e madh që do të jetë i pari në historinë e Shqipërisë./ Marrë nga NewSport

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese