Hapësire reklamuese

Sporti

Koka e Hysajt si "thembra e Akilit", në rrjetet sociale i publikojnë VIDEON: Ja si gaboi edhe në golin e parë

Shkruar nga Newsbomb
Koka e Hysajt si "thembra e Akilit", në rrjetet sociale i
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj u kryqëzua nga opinioni publik e tifozët pas humbjes së Shqipërisë me Italinë. Mbi të rëndoi goli i 2-të e i përmbysjes që italianët shënuan me anë të Nicolo Barella. Ajo ulje koke duke i hapur rrugë topit të shkonte drejt rrjetës, i ka kushtuar shumë kuqezinjve si dhe vetë Hysajt që vuan një barrë të madhe.

Mirëpo, në rrjete sociale po qarkullon një tjetër video nga goli i parë i Italisë ku po Hysaj bën të njëjtin veprim duke tërhequr kokën e duke i hapur rrugë topit që shkoi drejt Bastonit i cili e dërgoi në rrjetë.

Vetë Hysaj reagoi me një postim në rrjete sociale ku kërkoi ndjesë për gabimin, por u shpreh se ishte thjeshtë gabim teknik e jo neglizhim nga ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese