Mjekët ligjorë kanë konfirmuar sot vdekjen e parakohshme të Medrick Burnett Jr., mbrojtësit të skuadrës së futbollit amerikan Alabama A&M. Sportisti ka ndërruar jetë katër javë pas një dëmtimi në kokë gjatë ndeshjes. 20-vjeçari, nga Lakewood, Kaliforni u lëndua më 26 tetor gjatë një përplasje kokë më kokë në ndeshjen ndaj Bulldogs, që ekipi i tij e fitoi 27-19.
Në fillim të javës, skuadra njoftoi gabimisht vdekjen e tij, megjithëse ai ishte ende në jetë, duke u mbajtur me makineri në spitalin UAB. Motra e tij, Dominece James, tha se ai kishte festuar ditëlindjen e 20-të në kujdes intensiv, pasi kishte pësuar gjakderdhje në kokë dhe enjtje të trurit, dhe ishte nën procedura të rënda për të shpëtuar jetën.
Familja kërkoi mbështetje financiare për t’u përballur me këtë tragjedi, pasi nëna e tij ka qenë e pamundur të punojë që nga momenti i aksidentit.