Jasir Asani është rikthyer në Shqipëri. Në mes të zhurmës mediatike të krijuar për shkak të deklaratës së trajnerit të tij të skuadrës së Gëangju, sulmuesi i kuqezinjve ka ardhur në Tiranë. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ai përmes postimeve në rrjetet sociale.
Disa javë para nisjes së përgatitjeve për EURO 2024, Asani gjendet në kryeqytet teksa duket se ka zgjedhur të pushojë në të njëjtin vend me ish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Ai është sistemuar në një nga hotelet luksoze të zonës së Liqenit të Thatë, “Radisson Collection” ku shfaqet me të dashurën e tij.
I dashuruar më shumë se kurrë dhe në këtë periudhë “stuhie” mediatike, Asani duket se ka gjetur ngrohtësinë e tij për t’u bërë gati për kampionatin europian. Nuk dihet ende nëse trajneri Sylvinho do ta grumbullojë për shkak të mungesës së gjatë në fushë.
Megjithatë kontributi i mëngjërashit për kualifikimin në EURO 2024 ka qenë i padiskutueshëm. Pas pak ditësh pritet të bëhet publike dhe lista e lojtarëve të ftuar, ndërsa Asani me sa duket ka preferuar të qëndrojë në të njëjtin hotel me Ilir Metën, ky i fundit me orientim të thekur kah futbollit në vitet e fundit.