Hapësire reklamuese

Sporti

ISIS alarmon policinë gjermane, arrestohet 23-vjeçari që kishte aplikuar për të qenë roje sigurie në EURO 2024

Shkruar nga Newsbomb
ISIS alarmon policinë gjermane, arrestohet 23-vjeçari që kishte
Efektivët e policisë gjermane

Policia gjermane ka vënë në pranga një 23-vjeçar i cili dyshohet se i përket grupit terrorist të ISIS-it. Ai është kapur ditën e djeshme duke tentuar të jetë pjesë e EURO 2024 si roje sigurie. Mediet e huaja bëjnë me dije se i dyshuari quhej Soufian T, i cili kishte aplikuar për të qenë pjesë e njërit prej stadiumeve si roje sigurie.

Autoritetet gjermane kanë futur në “skaner” aplikimin e tij dhe kanë zbuluar se ai mund të jetë pjesë e grupit terrorist. Kjo ka bërë që policia e Këlnit të arrestojë menjëherë Soufian, që ishte me pasaportë gjermano-marokene.

Ai është ndaluar bashkë me nënën dhe motrën e tij. “DailyMail” raporton se policia gjermane u ka sekuestruar telefonat dhe 2500 euro. Dyshimet kanë lindur pasi Soufia kishte rezervuar një biletë vajtje-ardhje për në Stamboll në muajin e kaluar duke nxitur dyshimet se ishte i përfshirë në një komplot terrorist.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese