Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

"Ishim gati t'i bënim monument në Tomorr", gazetari shpërthen ndaj komentuesve: Po mallkoni Silvinjon, sa shpejt harruat...

Shkruar nga Newsbomb
"Ishim gati t'i bënim monument në Tomorr", gazetari
Trajneri Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare

Nga Edmond Arizaj

Kombëtarja dhe pordhët shqiptare

Ne harrojmë shpejt. Kujtesa jonë është si e peshqve. Një javë duke analizuar, debatuar, kritikuar, sulmuar, mallkuar, listën, apo mungesat në ekipin provizor thirrur nga Silvinjo. (1 mionë e ca trainerë që mund të bënin më mirë se ky).

Ka dy gjëra shumë më madhore se disa të qejmbetur. Shqipëria është në Europian, në finalet e tij. Nuk jemi duke diskutuar se “për pak ia dolëm”, apo “vendi i tretë nga fundi është më i mirë se vendi i dytë nga fundi”, por po diskutojmë të kalojmë Italinë, Spanjën apo Kroacinë!!! Dhe kjo teorikisht duhet t’i bënte bashkë gjithë shqiptarët e shqipfolësit.

Kujt i thua! Do gjejnë një kleçkë me domosdo dhe me se s’bën do japin mendimin e tyre që kategorikisht është më i miri, më i sakti, dhe padiskutim më i arrirë se i Silvinjos. (Humels nuk u thirr në kombëtaren gjermane, por u mërzit vetëm mbrojtësi veteran, jo gjysma e Gjermanisë).

E dyta që ka mbetur pothuaj e virgjër në diskutime e debate: Kombëtarja jonë, ndryshe nga të gjitha të tjerat që po shkojnë në Gjermani, nuk ka ASNJË lojtar nga kampionati vendas. Mos do ia hidhni fajin edhe për këtë Silvinjos? Apo duhet të bënte “sevap” e të merrte ndonjë nga kampionati anemik i Shqipërisë?!

E bukura është kur komentuesit e rrjeteve sociale bëjnë ekspertin, ndërsa “ekspertët”nëpër studio e intervista bëjnë të irrituarin e rrjeteve sociale.

Sa pak modestë e falënderues që jemi! Aq më pak, mendojmë e kujtojmë. E pothuaj aspak për të qenë bashkë “në të mirë e në të keq”. Para pak kohësh ishim gati t’i bënim monument në Tomorr Silvinjos, këto ditë pothuaj e linçojmë. Egzakt teoria e turmës!

Uroj me shpirt që Shqipëria të bëjë një paraqitje më shumë se fantastike në Gjermani, jo vetëm për kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve, për emrin, për të ardhmen, krenarinë, por andej nga fundi i listës, edhe për të mos patur mundësi që shpirtvegjlit të gëzohen e të nisin të shesin pordhë me tonë për “parashikimet” e tyre e gabimet e Silvinjos, e jo me kile si deri tani.

Forca Shqipëri! Forca djema! Forca Silvinjo!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese