
Spanja ka mposhtur Gjermaninë në supersfidën e vlefshme për fazën çerekfinale të Euro 2024. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MHP Arena” në Stutgart, përfundoi me fitoren 2-1 të spanjollëve.
Pas kësaj ndeshje ka reaguar ashpër edhe ish-deputetin Myslim Murrizi, të cilin e kanë revoltuar jashtë mase veprimet e arbitrit të sfidës. Murrizi nuk ka kursyer ofendimet për arbitrin, teksa thekson se loja u gjykua nga një "flliqësirë që e kishte përcaktuar fituesin".
“Një super Gjermani. Një krye mtqr arbitër. Një spanjë krv pa brekë, me 16 kartona të verdhë, një penallti të mohuar dhe një lojë e gjykuar nga një fëlliqsirë që e kishte përcaktuar fituesin. Ky nuk është më futboll, por baste dhe bixhoz,” shkruan ish-deputeti.
Spanja kaloi në avantazh në minutën e 51’ të sfidës me anë të Dani Olmo. Lojtari i Leipzig u asistua nga 16 vjeçari Yamal, duke dërguar topin në fundin e katërkëndëshit të mbrojtur nga Manuel Neuer.
Në krahun tjetër, Gjermania luftoi dhe provoi shumë që të gjente golin e barazimit, duke e realizuar atë në minutën e 89-të. Autori i golit të barazimit ishte Florian Ëirtz, me fantazistin e Leverkusen që dërgoi ndeshjen në shtesën e madhe.
Në 30 minutat e shtesës ritmi ishte po i njëjtë, me ‘panzerat’ paksa më shumë kërkues. Teksa, kur gjithçka u mendua se do të shkonte drejt penalltive, ishte Mikel Merino që me një goditje në kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren Spanjës.
Tashmë, përfaqësuesja e Spanjës është gjysmëfinalistja e parë. Spanjollët presin kundërshtarin, i cili do të jetë një mes Francës dhe Portugalisë, skuadra që do të ndeshen mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:00.