Hapësire reklamuese

Sporti

Ironia e fortë e Andi Bejtes: Në gjithë botën ndeshjet i analizojnë ish-trajnerë, në Shqipëri ftojnë miss-e që nuk shohin fare futboll

Shkruar nga Newsbomb
Ironia e fortë e Andi Bejtes: Në gjithë botën ndeshjet i
FotoMontazh: Analisti Andi Bejtja

Gazetari dhe analisti i njohur, Andi Bejtja ironizon emisionet sportive të cilat këto ditë janë të shumta, pothuajse në çdo televizion për shkak të Europianit, duke thënë se kudo në botë ndeshjet analizohen nga ish-trajnerë dhe specialistë futbolli.

E kundërta ndodh në Shqipëri, thotë ai. Këtu, ndeshjet e Kombëtares dhe jo vetëm i komentojnë vajza që ftohen në ekran vetëm se janë ose kanë qenë miss, por nuk shohin fare futboll.

"Teksa ne ekranet e gjithe botes, qe nga Vietnam e deri ne Bosnje komentet dhe analizen e Euro 2024 e bejne ish futbolliste te njohur, ish trajnere apo gazetare te specializuar sportive, ne Shqiperi mikrofoni vazhdon t'u lihet ministrave, politikaneve, madje dhe atyre femra qe nuk i shohin fare ndeshjet, miseve, aktoreve te humorit, kengetareve...

Psh je aktor qe e ke pas babin ambasador ne Gjeorgji, ftohesh kur luan Gjeorgjia: e ka mami burrin e dyte rumun, ftohesh kur luan Rumania: ke mare te drejten e LA Coste per Shqiperine ftohesh kur luan Franca: e ke pas gjyshin partizan ne 44 ftohesh kur luan Gjermania...", shkruan Andi Bejtja.

Një rast që po bën xhiron e rrjetit ka ndodhur dhe në Televizionin Publik Shqiptar, ku një stiliste e ftuar në emision tha se në këtë europian bënte tifo për Brazilin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese