Hapësire reklamuese

Sporti

INTERVISTA/ I apasionuar pas “grerëzës” së kuqe, rrëfehet padroni shqiptar i Vespës: Ju tregoj emocionet e turneut botëror

Shkruar nga Newsbomb

INTERVISTA/ I apasionuar pas “grerëzës” së kuqe,

“Vespa World Days” është një turne pasionantësh që celebron motorin legjendar italian, Vespa. Modeli unik skuter i markës ‘Piaggio’, që prej vitit 1946 kur u lançua për herë të parë, është kthyer në një simbol të Italisë.

Për “Grerëzën”, siç përkthehet në shqip, të apasionuarit janë me mijëra duke u krijuar edhe një grup botëror “Vespa Club”. Që prej vitit 1954, “Eurovespa”, një turne disa-ditor zhvillohet në vende të ndryshme të botës.

Në vitin 2007 u zëvëndësua me “Vespa World Days”, ku nën mbikqyrjen e Vespa World Club dhe kompanisë Piaggio, pasionantë nga e gjithë bota mblidhen çdo vit në shtete të ndryshme. E fundit ishte në Pontedera në Itali, vendi ku ka lindur Vespa e parë dhe gjithashtu, përkon me 140 vjetorin e markës Piaggio.

Mes mijëra të apasionuarëve që morën pjesë, nuk mund të mungonte përfaqësues nga Shqipëria. Seran Lani është shqiptari i cili me Vespën e tij të kuqe, përfaqësoi Shqipërinë në këtë turne të veçantë.

I kontaktuar nga Newsport.al, Lani zbuloi pasionin e tij për Vespën që lindi falë një dhuratë nga një mik i tij e tani vijon me 4 Vespa të tjera në zotërim të tij.

INTERVISTA/ I apasionuar pas “grerëzës” së kuqe,
Seran Lani


-Çfarë aktiviteti është dhe çfarë përfaqëson për komunitetin?

Vespa World Days është një aktivitet që bëhet çdo vit në një shtet të ndryshëm të botës. Këtë herë u organizua në Pontedera të Italisë. Në këtë vend ku dhe ka lindur Vespa e parë dhe përkoi me 140 vjetorin e markës ‘Piaggio’. Pasioni për këtë motor të veçantë ka bërë që të ketë në të gjithë boten “Vespa Club”.

-Si jeni gjetur në këtë aktivitet dhe pse keni marrë pjesë?

Unë jam shumë i apasionuar dhe posedoj 4 Vespa. Për mua ishte një eksperiencë shumë e bukur që më dha emocione pa fund. Të takosh njerëz nga e gjithë bota e të flasësh për pasionin tonë të përbashkët është fantastike.

-Si lindi pasioni për Vespat?

Pasioni lindi falë një shoku që më fali një të tillë, Vespën time të parë. Fillova ta rregulloj vetë e më dha kënaqësinë e një gjëje të riparuar nga duart e mia.

INTERVISTA/ I apasionuar pas “grerëzës” së kuqe,
Vespa e kuqe


-A kishte shqiptarë të tjerë?

Sigurisht! Në “Vespa World Days” kishte edhe shumë shqiptare të tjerë të apasionuar edhe ata shumë me Vespën.

-A mund te bëhet diçka e ngjashme edhe në Shqipëri?

Në Shqipëri ka shumë evente të këtyrë përmasave. Sigurisht, mund të organizohet diçka e tillë. “Vespa World Days” ndryshon destinacion çdo vit dhe pse jo, një ditë mund të organizohet edhe në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese