Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

I shkoi poshtë shtëpisë dhe kërcënoi Armand Dukën, lë qelinë presidenti i “Ilirisë” Nazmi Selmani

Shkruar nga Newsbomb
I shkoi poshtë shtëpisë dhe kërcënoi Armand Dukën,
Fotomontazh/ Nord Park Resort-Gentian dhe Nazmi Selmani dhe Armand Duka

Presidenti i klubit Iliria, Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani kanë lënë qelinë. Gjykata e Durrësit ka caktuar për presidentin e klubit “Iliria” dhe nipin e tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Me 31 gusht ata ranë në prangat e Policisë së Durrësit pasi kërcënuan presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Përveç Nazmi Selmanit dhe Petrit Selmanit, në prangat e bluve ranë dhe Readian Loci, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, të cilët më 4 shtator Gjykata i caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Personat në fjalë, të gjithë banues në Krujë më datën 30 gusht, rreth orës 21:30, kërcënuan me anë të një mesazhi telefonik, Armand Dukën. Më pas, rreth orës 22:30 ata i shkuan presidentit të FSHF-së në banesë me qëllim kërcënimin e tij.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, ky ka qenë mesazhi kërcënues që mori Duka.

Ky mesazh kërcënues është dërguar nga presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani, i cili rezulton të jetë po ashtu edhe pronari i resortit të njohur në Fushë Krujë “Nord Park Resort”

Presidenti i klubit “Iliria” e ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr të birin te Kombëtarja. Konkretisht bëhet fjalë për Gentian Selmanin i cili aktualisht është pjesë e ekipit të Tiranës. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares shqiptare, teksa me Kombëtaren A ka zhvilluar 4 ndeshje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese