Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Gjermania bën 'ligjin' në Mynih, 'Panzerat' shkatërrojnë Skocinë dhe nis rrugëtimin drejt trofeut

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania bën 'ligjin' në Mynih, 'Panzerat'
Musiala dhe Wirtz

Euro 2024 merr jetë! Në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Mynih, Gjermania ngriti siparin e një kompeticioni të paharrueshëm.

Vendasit fituan përballë Skocisë me rezultatin e thellë 5-1. Një dominim absolut i gjermanëve që nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, Niklas Fullkrug ishin autorët e 5 golave për pritësit, ndërsa për skocezët sërish një gjerman ua dhuroi atë gol nderi, Rudiger që dërgoi topin në rrjetën e tij.

Gjermania e nis kështu në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Euro 2024 ku objektivi i madh është fitimi i trofeut.

Gjermani 5-1 Skoci

(Wirtz 10', Musiala 20', Havertz P 45', Fullkrug 68' / Rudiger AG 87')

Euro 2024: Faza e Grupeve

Grupi A: Ndeshja I

Stadiumi: Allianz Arena

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese