Hapësire reklamuese

Sporti

"Gjelat" në çerekfinale, Franca mposht minimalisht Belgjikën

Shkruar nga Newsbomb
"Gjelat" në çerekfinale, Franca mposht minimalisht
Foto nga ndeshja

Franca ka triumfuar përballë Belgjikës në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, u fitua 1-0 nga francezët.

“Gjelat” dominuan që në pjesën e parë duke ‘bombarduar’ me gjuajtje portën belge, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Edhe me nisjen e pjesës së dytë, Mbappe me shokë ishin po me të njëjtin ritëm duke qëndruar gjatë gjithë kohës në sulm në kërkim të golit. Por, këtë të fundit e gjetën në minutën e 85-të, kur Kolo Muani lëshoi një goditje, e cila dhe me ndihmën e devijimit nga Vertonghen shkoi në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Franca arrin në çerekfinalet e Europianit “Gjermani 2024”. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do të presë fituesin e çiftit Portugali – Slloveni për t’u njohur me kundërshtarin e fazës pasardhëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese