Hapësire reklamuese

Sporti

“Fundi i një rrugëtimi!” U la jashtë Euro 2024, Sokol Cikalleshi largohet nga Kombëtarja

Shkruar nga Newsbomb
“Fundi i një rrugëtimi!” U la jashtë Euro 2024, Sokol
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka reaguar në lidhje me listën e lojtarëve që trajneri Sylvinho ka përzgjedhur për të marrër me vete në Euro 2024. Cikalleshi nuk ishte pjesë e asaj liste, duke u cilësuar edhe surprizë.

Pikërisht për këtë, ka reaguar vetë sulmuesi kavajas i cili aktivizohet me Konyaspor në Superligën turke. 33-vjeçari e nis me “Fundi i një rrugëtimi”, duke e bërë të qartë që aventurës së tij me fanellën e kombëtares i ka ardhur fundi.

“Fundi i një rrugëtimi!

Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoj, ndaj çdokujt që më dah kurajo përtë vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua”, shkruan Sokol Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese