
Franca ka mposhtur Portugalinë në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Supersfida e zhvilluar në “Volksparkstadion” në Hamburg, përfundoi me fitoren 3-5 të francezëve pas gjuajtjeve të penalltive.
120 minutat e lojës u mbyllën me rezultatin 0-0. Të dyja ekipit ishin në kërkim të golit përgjatë gjithë këtyre minutave, por pa mundur ta gjejnë atë. Në ‘ruletën’ e 11-metërshave, francezët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 3-5. Ai që humbi penalltinë për Portugalinë ishte Joao Felix, me sulmuesin që i ‘dhuroi’ kualifikimin “Gjelave”.
Me këtë fitore, Franca është gjysmëfinalisti i dytë i këtij Europianit. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do të përballet me Spanjën, sfidë e cila do të zhvillohet më 9 korrik.