Në Rrogozhinë po luhet takmi Egnatia-Partizani, i vlefshëm për javën e 31 të “Abissnet Superiore”. I pranishëm në këtë sfidë është edhe ish-presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit është prezent në shkallët e stadiumit “Arena Egnatia”, për të ndjekur këtë ndeshje mjaft të rëndësishme të kampionatit shqiptar të futbollit. Mesa duket kreu i Partisë së Lirisë ka zgjedhur që të dielën ta kalojë duke shijuar një ndeshje futbolli.
Kujtojmë që kohët e fundit, Meta është shfaqur shumë sportiv në rrjetet sociale, teksa herë pas here ka publikuar video nga palestra apo duke kryer stërvitje në natyrë. Por shihet se përveç ekipit të Celtic, Meta zgjedh të shikojë edhe ndeshjet e Superiores.
Sondazh
Poll