Hapësire reklamuese

Sporti

FOTO/ Autobusi i tifozëve të Skënderbeut sulmohet ashpër, korçarët kërkojnë ndihmën e policisë

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Autobusi i tifozëve të Skënderbeut sulmohet ashpër,
Sulmohet autobusi i tifozëve të Skëndërbeut

Dy autobusë brenda së cilëve ndodheshin tifozët e Skënderbeut janë sulmuar me sende të forta pas ndeshjes që korçarët luajtën mbrëmë përballë Partizanit në “Air Albania”.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, me tifozët e Skënderbeut që kanë kërkuar ndihmën e policisë. Nga pamjet shihet se xhamat e autobusit janë thyer pasi janë goditur me gurë dhe sende të tjera. Sipas raportimeve, për fatin e mirë nuk ka të lënduar.

Pasi policia ka kryer hetimet e nevojshme, autobusi me tifozët korçarë është larguar për të vazhduar rrugën drejt destinacionit, qytetit të Korçës.

Kujtojmë që Partizani triumfoi me rezultatin 1-0 përballë Skënderbeut në gjysmëfinalen e parë të Final 4. “Demat” do të presin fituesin e çfitit Egnatia-Vllaznia, për të mësuar se cilin ekip do të kenë kundërshtar në finalen e madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese