Boksieri shqiptar, Alban Bermeta ka triumfuar në eventin e madh të boksit që po mbahet në Londër. Boksieri me origjinë nga Tirana ka triumfuar kundër kampionit të Bullgarisë, Mario Verger.
Sfida e zhvilluar në York Hall Arena të Londrës, u mbyll pas 4 raundesh, nga 8 që do të luheshin në total. Bermeta ia doli që të përfundonte gjithçka me “knockout”, duke “fikur” kampionin e Bullgarisë dhe duke shkuar në numrin e 14 fitoreve me KO.
“Faleminderit shumë organizatorëve dhe shqiptarëve që erdhën këtu. Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im pasi është hera e pare për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë.
Arrita ta mundja kundërshtarin sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja”, ishin fjalët e boksierit shqiptar, Alban Bermeta pas ndeshjes.