Hapësire reklamuese

Sporti

“Final Four”/ Partizani mposht Skënderbeun dhe siguron finalen e madhe të 26 majit

Shkruar nga Newsbomb
“Final Four”/ Partizani mposht Skënderbeun dhe siguron finalen
Ekipi i Partizanit

Partizani është ekipi i parë që siguron finalen e madhe të “Final 4”. Të kuqtë mundën Skënderbeun në “Air Albania” me rezultatin 1-0 dhe tani do të luftojnë për titullin kampion të “Abissnet Superiore”.

Në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Air Albania” Partizani dominoi takimin dhe në pjesën e parë humbi disa mundësi të mira me Rrapajn e Mba. Fraksioni i parë u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsa pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për të kuqtë.

Në të 47-ën Rrapaj avancoi mirë nga e djathta dhe dhuroi një asist fantastik për Bintsoukan i cili me kokë mposhti pa shumë vështirësi portierin Alia.

1-0 për Partizanin dhe të kuqtë tashmë të qetë pa presionin e rezultatit u hodhën në sulm për të vulosur përfundimisht kualifikimin për në finale. Partizani humbi sërish disa mundësi të mira megjithatë të kuqtë mbrojtën deri në fund avantazhin dhe sfida u mbyll 1-0.

Partizani do të luftojë për titullin kampion të “Abissnet Superiore”, teksa tashmë me shumë interes pritet të zbulohet edhe skuadra tjetër finaliste.

Gjysmëfinalja e dytë e “Final Four” Egnatia – Vllaznia do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00. Ndërsa Skënderbeu do të luajë më datë 24 maj finalen e vogël për vendin e tretë/katërt në “Final Four”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese