Ditë zie në familjen Demi dhe në klubin e futbollit "Partizani". Është ndarë nga jeta Resul Demi, i cili ishte President Nderi i ekipit kryeqytetas.
Ai është dhe babai i presidentit aktual, Gaz Demi dhe prej kohësh po kalonte një gjendje jo të mirë shëndetësore. Madje edhe fitoren në derbin e fundit përballë Tiranës, lojtarët e Partizanit ia dedikuan pikërisht Resul Demit.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq me anë të një komunikate zyrtare, ku evidenton se Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.
"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Resul Demi Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të FK Partizani Gazment Demi.
Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. I paharruar do të mbetesh presidenti ynë… U prehsh në paqe Resul Demi", thuhet në njoftim.