Hapësire reklamuese


Sporti

Eva Buzo guxon sërish, nis udhëtimin me not nga Italia drejt Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Eva Buzo guxon sërish, nis udhëtimin me not nga Italia drejt
Eva Buzo

Avokatja shqiptare që jeton në Australi, Eva Buzo, ka nisur sërish një sfidë të guximshme më 17 gusht, duke u nisur me not nga bregdeti italian me qëllim të mbërrijë në Shqipëri.

E shoqëruar nga Guarda di Finanza, ajo ka rregulla të rrepta për këtë udhëtim, duke mos pasur leje të prekë ndonjë varkë dhe duke konsumuar ushqim vetëm në ujë gjatë gjithë udhëtimit të saj.

Buzo synon të përshkojë 91 kilometra për të arritur bregun shqiptar, një përpjekje e dytë pasi vitin e kaluar sfida e saj prej 70 kilometrash për të kaluar kanalin e Otrantos u ndërpre afër Karaburunit, kur pickimi i një kandili deti e detyroi të ndalonte udhëtimin pas 28 orësh notim të pandërprerë.

Tani, ajo është e vendosur të përfundojë këtë sfidë dhe të mbërrijë me sukses në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese