Hapësire reklamuese

Sporti

Euro 2025/ Vajzat 'ngyrosin' Tallinin kuqezi, Shqipëria mposht Estoninë dhe hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit historik

Shkruar nga Newsbomb

Euro 2025/ Vajzat 'ngyrosin' Tallinin kuqezi, Shqipëria mposht
Shqipëria e vajzave ka fituar ndeshjen e tretë në Ligën C për kualifikueset e Euro 2025. Vajzat kuqezi mposhtën Estoninë me rezultatin 1-2 në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit historik.

Fortesa Berisha i dha avantazhin e hershëm Kombëtares shqiptare me një gol në minutën e 7’, pas një asisti të Maksutit. Por, 10 minuta më vonë, Estonia do të gjente barazimin me Himanen duke rikthyer baraspeshën.

Një ndeshje e luftuar çdo minutë me duele dhe raste të shumta shënimi, por drithërimat do të vinin pikërisht në fundin e saj. Në minutën e 92’, Qëndresa Krasniqi do të shënonte një gol që do të ngrinte peshë vajzat kuqezi të cilat shpërthyen festën e madhe.

Nuk munguan as tifozët shqiptarë në Tallin për të mbështetur vajzat e Kombëtares. Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve dhe është thuajse e kualifikuar për në fazën tjetër. Ndeshja e rradhës për kuqezinjtë është ndaj Luksemburgut, më 4 qershor në Shqipëri. Pikërisht këtu do të vendoset edhe kualifikimi i Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese