Berat Gjimshiti ia doli të fitojë mbrëmjen e djeshme Europa League me Atalantën, duke mposhtur 3-0 Bayer Leverkusen. Për këtë sukses të futbollistit të Kombëtares ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Teksa ka postuar një foto nga momenti kur Gjimshiti me shiritin e kapitenit në krah ngriti kupën, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se i është bërë “zemra mal”.
“Urime Bos.Zemra mal për ty”, shkruan Rama. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Atalantën dhe Gjimshitit, të cilët e fitojnë për herë të parë në historinë e klubit një trofe të tillë. Gjithashtu skuadra italiane i shkaktoi humbjen e parë Leverkusen në këtë sezon dhe festa te bergamaskët është e gjitha legjitime.
Sondazh
Poll