Hapësire reklamuese

Sporti

Edi Rama "skanon" Kombëtaren: Na përfaqësoi denjësisht, kuqezinjtë ishin fantastikë! Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, ja ç'më tha Broja

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama "skanon" Kombëtaren: Na përfaqësoi
Ilustrim: Edi Rama dhe Kombetarja shqiptare

Paraqitja e Kombëtares në Euro 2024 vazhdon të jetë mjaft e komentuar. Kuqezinjtë u përballën si të barabartë me ekipe si Spanja, Italia dhe Kroacia. Nga Gjermani u larguam me 1 pikë por pavarësisht kësaj, ekipi luftoi deri në fund për të kaluar grupin e “ferrit”.

Një "skaner" Kombëtares i ka bërë së fundmi dhe kryeministri Edi Rama. Duke folur për aventurën e kuqezinjve në Euro 2024, ai ka theksuar se paraqitja ishte fantastike dhe mjaft dinjitoze.

“Ishte një përfaqësim dinjitoz i Kombëtares, emocione të forta përjetuam të gjithë në Euro 2024. Mund të kishim ca pikë më shumë, por ishim në një grup të vështirë. Mos të harrojmë se u eliminuan ekipe si Ukraina, Kroacia, Skocia, Polonia. Nuk ishim me Ersekën, kishim përballë ekipe vërtet të forta, por paraqitja e skuadrës ishte fantastike.

Ne bëmë më të mirën tonë, skuadra është e re. Pastaj ne fituam eksperiencë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në këto nivele. Luftuam deri në fund dhe shpresuam deri në minutën e fundit me Spanjën. Kjo ishte krenari e madhe", është shprehur Edi Rama.

Kryeministri ka treguar takimin me sulmuesin Armando Broja dhe një tjetër lojatar kuqezi, sesi e përjetuan ata vetë golin ndaj Italisë në 23 sekonda, si u përjetua nga tiforzët dhe çfarë ndodhi në pankinën e italianëve.

Nedim Bajrami arriti të thyej rekordin e këtij europiani dhe të gjithë të mëparshmëve, duke shënuar golin më të shpejtë, për vetëm 23 sekonda.

"Ishte shumë interesante. Unë fola pak me Armando Brojën dhe i thash shiko çfarë mundësie dhe eksperience na është ofruar dhe shiko në çfarë detajesh luhet në këto nivele. Më domethënëse mbi të gjitha është ajo çfarë unë kam parë vetë pas ndeshjes me Italinë. Reagimi se na dënoi goli që shënuam shumë shpejt.

Njëri nga lojtarët nuk po ia përmend emrin më tha “Na zuri stadiumi”. Bëmë golin dhe ne aty na zuri stadiumi, u futëm në shok. Kjo ka të bëmë me eksperiencën, skuadra është e re dhe të luash në këto nivele nuk është aspak e lehtë.  Skuadra ka luajtur një futboll jashtëzakonisht të mirë, unë nuk mbahem për këtë, por të gjithë kështu thonë. Me pak më shumë pesonalitet mund të kishim kaluar grupet.

Ne me Kroacinë luajtëm shumë më mirë se Italia. Momenti i golit të shënuar nga Bajrami ishte fantastik. Të gjithë ngrihen në këmbë dhe kur unë kthej kokën nga italianët që kisha afër në tribunë ishte një vaki. Ishin të gjithë të ngrirë, në shok", tha kryeministri.

Ndër të tjera nënvizon se kjo eksperiencë e fituar në Gjermani do t’i vlejë shumë ekipit për në Nations League. Sipas Ramës, shprehet se ky ekip është shumë i ri dhe premton shumë për të ardhmen. Ai nuk e fsheh dhe simpatinë për një profesionist si Arbër Hoxha.

"Golin më të shpejtë e bëmë, qëndruam gjallë deri në fund. Eksperienca është e vlefshme dhe shpresoj që diçka e tillë të na vlejë shumë për Nations League.

Arbër Hoxha shpresojmë të ndërrojë kampionat. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Në ndeshjen me Spanjës, ishte Hoxha që ndezi sfidën deri në fund. Ky është futbolli, por shpresoj që skuadra të mbajë brenda vetes atë inati që tashmë na duhet botërori”, u shpreh në podkastin e tij Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese