Hapësire reklamuese

Sporti

E TURPSHME/ Tifozët serb pështyjnë dhe nxjerrin me shkelma nga treni një afrikan në Gjermani (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E TURPSHME/ Tifozët serb pështyjnë dhe nxjerrin me shkelma nga
Tifozët serb duke sulmuar një njeri me ngjyrë në Gjermani

Racizmi, huliganizmi, dhuna dhe urrejtja janë disa nga njollat e zeza që ekzistojnë në botë. Shtetet e civilizuara e popujt që ruajnë moralin, respektin e logjikën këto njolla dënohen në një formë apo tjetrën.

Por, për serbët, ato njolla janë normale, përbërëse të historisë së tyre. Në një event madhëshor si Euro 2024 në Gjermani ku popuj nga e gjithë Europa bashkohen duke treguar vlerat e përbashkëta, siç e pamë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri, serbët vijojnë të bëhen protagonist me akte skandaloze, të turpshme e të pajustifikueshme.

Përleshjet fizike me anglezët e thirrjet raciste e genocidale ndaj Kosovës kanë zbehur Kombëtaren e tyre, atë për të cilën erdhën në fund të fundit. Një tjetër rast i turpshëm ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani.

Një një stacion treni, disa tifozë serb kanë sulmuar një afrikan duke e pështyrë, goditur e nxjerrë me dhunë jashtë trenit. Video e ndarë në platformën ‘X’ është bërë virale dhe tregon qartë makabritetin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese