Futbolli shqiptar ditën e sotme është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Skender Brahimajt. Ky i fundit ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë pas shumë trishtim.
I ndjeri është një nga legjendat e skuadrës së Flamurtarit, i cili ka kontribuar në drejtimin e kuqezinjve gjatë viteve ’90-2000. Gjithashtu ka qenë edhe shef i klubit të Flamurtarit.
Pikërisht skuadra vlonjate nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale jep lajmin e trishtë, ndërsa u shpreh ngushëllime familjarëve.
“Sot un nda nga jeta Skender Brahimaj, nje nga figurat me te dashura dhe legjendare te futbollit Vlonjat.
Gjat viteve ‘90-2000, Skender Brahimaj ka marr ne dore drejtimin e ekipit te Flamurtarit, disa vite si trainier e me pas edhe si Shef i Klubit Flamurtari.
Flamurtari Football Club i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Brahimaj .
Kujtimi i Skender Brahimaj qofte i perjetshem! “, shkruhet në postimin e skuadrës vlonjate.