Hapësire reklamuese

Sporti

E dhimbshme, 12 vjeçari humbi jetën nga miokardi akut, shokët e skuadrës e përkujtojnë me një ndeshje futbolli

Shkruar nga Newsbomb
E dhimbshme, 12 vjeçari humbi jetën nga miokardi akut, shokët e
Në foto: Shokët e 12 vjeçarit Leo Sadiku

12 vjeçari Leo Sadiku që humbi jetën pak javë më parë nga miokardi akut është përkujtuar me një ndeshje futbolli nga shokët e ekipit ku bënte pjesë. Ata kanë organizuar një ndeshje me ekipin e Skënderbeut në stadiumin e Maliqit, teksa në duar mbanin një buzë me foton e vogëlushit të ndjerë.

Ndarja e parakohshme nga jeta pikëlloi jashtë mase familjen e 12-vjeçarit. Dy ditë më parë nëna e tij theu heshtin duke bërë përgjegjës për vdekjen e të birit, stafin mjekësor në Spitalin e Korçës dhe QSUT.

Me lot në sy, në një prononcim për mediat, ajo tregoi se ëndrra me e madhe e djaloshit ishte që një ditë të bëhej futbollist. Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi.

Por, një ditë më vonë, gjendja shëndetësore e djalit të saj vijonte të përkeqësohej dhe për këtë arsye e dërguan sërish në Spitalin e Korçës. Më pas, dy ditë më vonë, spitali i Korçës nga kujdesi intensiv e nisën me ambulancë drejt QSUT-së, ku dhe i mituri u shtrua në pavionin e pediatrisë.

Sipas nënës, Leo kishte dhimbje të vazhdueshme barku, diarre, dhe të vjella të vazhdueshme. Gjithashtu, ajo ka rrëfyer dhe momentet e fundit me të birin i cili i kishte kërkuar që ta përqafonte dhe ta puthte.

“Në një moment Leo u ngrit i trembur. I thashë çfarë ke bir i mamit? Asgjë më tha mos ki frikë se asgjë nuk kam. Mos qaj se nuk ka asgjë më tha djali. Më kërkoi të shtrihesha pas tij. I thashë është turp të keqen mami se ka njerëz. Mami të lutem shtrihu pas meje më lër të të puth, më puth, më shtrëngo fort po më thoshte djali. U shtriva pas djalit dhe po e përkëdhelja, nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit”, tha ajo mes lotësh.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese