Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E BUJSHME/ Talenti nga Saranda firmos kontratë me Manchester City-in

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ Talenti nga Saranda firmos kontratë me Manchester City-in
Bruno Qendro me Erling Haaland

Bruno Qendro është lojtari më i ri që firmos me klubin e Manchester City-it. Bëhet fjalë për Akademinë e anglezëve, me të cilën 12-vjeçari ka nënshkruar marrëveshjen.

Lajmi është bërë me dije nga kanali zyrtar i Butrintit në rrjetet sociale, që njofton këtë transferim ëndrrash për shqiptarin. Padyshim kënaqësia është e madhe dhe për klubin sarandiot që s’e fsheh diçka të tillë në njoftimin e bërë për mediet.

“Lajm Boom! Bruno Qendro, talenti 12 vjeçar nga Saranda, firmos kontratë zyrtare me një nga klubet më të mëdha në botë, Akademia e Manchester City në Angli. Zemra mal! Klubi Butrinti, edhe të gjithë shqiptarët të urojmë një të ardhme të madhe. Forca kampion, Saranda Albania”, shkruhej në njoftimin e klubit të Butrintit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese