Boksierja alrgjeriane, Imane Khelif duket se ka vendosur që të kujdeset për pamjen e saj, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Pjesëmarrja e Khelif në garën olimpike të boksit për femra ishte një objekt diskutimi dhe debati gjatë gjithë Olimpiadës së Parisit, veçanërisht pasi luftëtarja italiane Angela Carini u dorëzua vetëm pas 46 sekondash të ndeshjes.
Në një video të postuar në Instagram, Khelif shihet duke goditur me grusht drejt kamerës, përpara se ekrani të shfaqë një imazh ndryshe të saj, me flokë të lëshuara dhe me një veshje sezonale me lule. Veshjen e ka kombinuar me një palë vathë rrathë, eyeliner rozë dhe shkëlqyes buzësh po në këtë ngjyrë.
Duket se tematika e saj këtë herë ka qenë dicka sa më vajzërore, larg ringut dhe ftohtësisë që ka përcjellë në Paris.
View this post on Instagram
Boksierja algjeriane, Imane Khelif u kritikua nga njerëz të shumtë gjatë debutimit të saj në Olimpiadë dhe ishin të shumtë ato që supozuan se ajo ishte transgjinore dhe nuk duhej që të konkurronte në ringun e vajzave.
Khelif u vendos ne mbrojtje të vetes, duke thënë se ajo e meritonte pjesëmarrjen, pasi kishte lindur, jetuar dhe konkurruar si grua.
“Jam plotësisht i kualifikuar për të marrë pjesë në këtë garë. Unë jam një grua si çdo grua tjetër. Kam lindur grua. Unë kam jetuar si grua. Kam konkurruar si grua, nuk ka dyshim për këtë”,- tha Khelif gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike në Paris.
Megjithatë, ajo u kritikua edhe nga një sërë figurash të njohura, duke përfshirë CEO i X dhe Tesla, Elon Musk, dhe autorja e Harry Potter, JK Rowling, të cilët të dy janë paditur nga 25-vjeçarja.
Boksierja, Khelif u referua gjithashtu si një "burrë" edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.