Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Duam kualifikimin në Botëror”, Kristjan Asllani: I kërkova falje Manajt, Kvaratskhelian duhen 2 për ta ndalur

Shkruar nga Newsbomb
“Duam kualifikimin në Botëror”, Kristjan Asllani: I
Kristjan Asllani

Shqipëria dtë presë nesër Gjeorgjinë në ‘Air Albania’ për të luajtur ndeshjen e raundit të dytë të Grupit B1 në Nations League. Skuadra mbyll sot përgatitjet finale, ndërsa trajneri Sylvinho dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për shtyp. I pari që foli ishte Asllani:

“Të dy skuadrat vijnë me fitore, ata fituan thellë me Çekinë. Besoj se ne do ta respektojmë kundërshtarin, por nuk kemi frikë. Kemi të gjithë tifozat në stadium, i falenderojmë. Gjeorgjia po rritet, e pamë në Europian. Ne jemi stërvitur mirë. Ukraina iku dhe duhet të harrohet. Me këtë ekip mund të fitojmë pikë.

Jemi shumë mesfushora, të gjithë e dimë punën që duhet të bëjmë. Kemi luajtur unë dhe Ramadani, por unë ndihem mirë më të gjithë. Objektivi është të bëjmë pikë për të bërë krenar shqiptarët.

Kam luajtur disa herë para mbrojtjes, 6-sh, por këtu luaj pak më para pasi është Ramadani. Unë jam rritur në fazën defensive, por unë punoj për ekipin. Futbolli është lojë fizike, duhet të vraposh e të bëhs të dy fazat e lojës.

Debutimi i parë me Gjeorgjinë? Dy vite me Kombëtare, ky i fundit ishte shumë i mirë. Luajtëm në Europian, kemi rritur nivelin. Duhet ta harrojmë Europianin, tani janë ndeshjet dhe kemi një grup të fortë.

Episodi me Rey Manaj për goditjen e dënimit? Unë dhe Rey jemi shokë, jemi tallur për atë rast, por këto ngelin në fushë pasi jemi profesionistë. Unë i kërkova falje, të gjithë duam të bëjmë gol. Rey gjuajti, por fituam dhe nuk është ky problemi. Ai është sulmues, do gold he bëri një superndeshje. E kemi harruar dhe mendojmë vetëm për Gjeorgjinë.

Botërori? Është objektivi ynë, kemi grup të fortë. Luajtëm me Ukrainën dhe fituam, nesër na vjen Gjerogjia, një skuadër që po rritet. Mungon Çekia me të cilëm kemi luajtur. Objekivi ynë është të arrijmë Botërorin. Të shohim ndeshjen nesër pasi aty është fokusi.

A ju sheh Inzaghi pozicionin te Shqipëria? Nuk e di, trajneri normal që i sheh ndeshjet e mia. Te Interi luante Brozovic dhe atë rol bëja unë. Vetëm këtu jam më i lirë. Kur luan afër portës është më e thjeshtë për mua, por nuk kam patur shumë gola.

Gol me penallti i Asllanit apo gol me faull i Manajt? Gol me faull i Manajt (Qesh).

Kvicha Kvaratshkelia? Gjeorgjia është ekip në rritje. Kam luajtur kundër Kvaras, është shumë i fortë. Ka 2 vjet që po bën shumë mirë te Napoli në Serie A. Duhet të kemi kujdes, duhet të rrimë 2 veta tek ai. Duhet të bëjmë kujdes.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese