Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Dronë dhe raketa të hedhura nga Jemeni, Izraeli konfirmon sulmin e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Dronë dhe raketa të hedhura nga Jemeni, Izraeli konfirmon sulmin e
Foto ilustruese

Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dron të lëshuar nga Jemeni në 3 janar. Në serinë e sulmeve nga Jemeni ky ishte sulmi i fundit që kanë patur shënjestër Izraelin javët e fundit.

“Një raketë u lëshua nga Jemeni dhe kaloi në territorin izraelit. Raketa u rrëzua”,  tha ushtria përmes një deklarate të publikuar në kanalin e saj Telegram. “ Kemi pranuar një raportim sa i përket rënies së copëzave të raketës e rrëzuar në zonën Modi në Izraelin qendror dhe jemi duke verifikuar detajet e këtij raportimi” , shtoi ushtria.

Disa persona janë trajtuar për shkak të plagëve të marra shtoi autoriteti i shërbimit të emergjencave në Izrael. Sipas ushtrisë, droni u rrëzua para se të hynte në territorin izraelit. Shumica e Jemenit konrollohet nga rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani. Rebelët kanë gjuajtur raketa dhe dronë drejtë Izraelit, por edhe ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Izraeli në fund të dhjetorit ka sulmuar Jemenin , duke shenjëstruar aeoroportin ndërkombëtar në Sana.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed