Hapësire reklamuese

Sporti

Drejt Gjermanisë me dy triumfe, Shqipëria "likuidon" edhe Azerbajxhanin

Shkruar nga Newsbomb
Drejt Gjermanisë me dy triumfe, Shqipëria "likuidon" edhe
Shqipëri - Azerbajxhan

Shqipëri 3-1 Azerbajxhan (Barjami 12', Manaj 81', Laçi 87' / Gurbanli 89')

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së EURO 2024. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve.

Një ndeshje e nisur në mënyrë perfekte nga “djemtë” e Sylvinhos të cilët e gjetë golin e avantazhit që në minutën e 11-të. Ishte Nedim Bajrami ai që lëshoi një “predhë” nga jashtë zone, duke realizuar kështu një supergol. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 1-0.

Me fillimin e pjesës së dytë ritmi i kuqezinjve ra ndjeshëm, duke i lënë azerëve hapësira të shumta në prapavijë. Megjithatë, Shqipëria u “ringjall” në minutën e 81’ ku pas një aksioni perfekt, Aliji futi një top në zonë për Manajn, me këtë të fundit që tundi rrjetën për herë të dytë. Vetëm 6 minuta më vonë ishte Qazim Laçi që shënoi golin e 3-të për kuqezinjtë e Sylvinhos, pas një aksioni perfekt “solo” nga Nedim Bajrami.

Kur u mendua se gjithçka mbaroi, Azerbajxhani shënoi golin e nderit me Gurbanli në minutën e 90-të. Megjithatë, ky gol nuk ndikoi aspak te rezultati, me Shqipërinë që merr kështu triufmin e dytë, në po aq miqësore.

Tashmë, Kombëtarja jonë shkon drejt Gjermanisë me optimizëm dhe me dy triumfe. Euro 2024 për Shqipërinë do të startojë më 15 qershor përballë Italisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit do të startojë në orën 21:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese