Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Dramë në 'BVB Stadium'! Anglia përmbys Holandën në minutën e fundit dhe kualifikohet në finalen e madhe ndaj Spanjës

Shkruar nga Newsbomb

Dramë në 'BVB Stadium'! Anglia përmbys Holandën

Anglia është finalistja e dytë e Euro 2024. Tre Luanët mposhtën Holandën në një 90 minutësh spektakolar të zhvilluar në BVB Stadium. 

Ishin Tulipanët që kaluan të parët në avantazh me Xavi Simons në minutën e 7', por në të 18' një penallti e shkaktuar nga Dumfries u kthye në gol nga Harry Kane që risolli baraspeshën në pjesën e parë.

E dyta nisi dhe mbaroi me ritëm të lartë, por kulmi i ndeshjes ishte pikërisht minuta e 90' atëherë kur i sapofuturi Ollie ëatkins do të realizonte një veprim fantastik personal e do të shënonte golin e përmbysjes që ndezi festën e çmendur të britanikëve.

Fitore dramatike dhe Anglia shkon kështu në finalen e madhe ku e pret Spanja, më 14 korrik në orën 21:00 në Olympiastadion të Berlinit.

Formacionet zyrtare:

Holanda (4-3-3): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo. Trajner: R. Koeman

Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane. Trajner: G. Southgate

GOLAT

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese