Hapësire reklamuese

Sporti

Diogo Costa shpëton Ronaldon nga "gjyqi", Portugalia kualifikohet përmes penalltive dhe “kërcënon” Francën

Shkruar nga Newsbomb
Diogo Costa shpëton Ronaldon nga "gjyqi", Portugalia kualifikohet
Foto nga ndeshja

Portugalia ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, pasi mposhti 3-0 Slloveninë përmes penalltive. Asgjë nuk ishte e lehtë pasi koha e rregullt dhe “extra-time” përfunduan pa gola.

Madje në kohën shtesë, pikërisht në minutën e 105’, Ronaldo humbi një penallti. Oblak i kuptoi krahun, ndërsa ky rast mund t’i kishte kushtuar shumë në fund Portugalisë.

Një tjetër portier u bë hero gjatë penalltive. Portugezi Diogo Costa priti 3 penallti të sllovenëve, që mbetën të shokuar.

Tashmë Portugalia do luajë takimin e radhës me Francën. Çerekfinale e ethshme kjo, që do të vendosë një prej gjysmëfinalistëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese