
Është mbyllur mes spektaklit e tensioneve derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e cila ishte e çmendur deri në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll 1-1 mes dy ekipeve.
Golin e parë e ka shënuar Tirana me anë të Ernestit në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.
Eldorjan Hamiti nuk kurseu asnjë, teksa nxori me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.
Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është debri i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim.
Të lënduar në këtë derbi mbetën edhe efektivët e policisë të cilët ndërhynë për të marrë në kontroll situatën pasi tifozët e kuq "mësynë" drejt tribunës ku ndodheshin tifozat e Tiranës. Si pasojë efektivët mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.