Cristiano Ronaldo njihet tashmë si njeriu i rekordeve. Pasi u bë futbollisti i parë që shënoi 900 gola në karrierë, trashmë Cristiano ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë personazhi i parë i famshëm me gjithsej 1 miliard ndjekës në mediat sociale në të gjitha platformat.
Superylli portugez fillimisht këtë lajm e dha në kanalin e tij të ri në YouTube, i cili filloi muajin e kaluar dhe arriti 15 milionë abonentë ditën e parë dhe 50 milionë brenda javës së parë. Tani ka arritur në 60.4 milionë.
Ronaldo gjithashtu ka 170.5 milionë ndjekës në Facebook, 113 milionë në X dhe më pak se 10 milionë në dy platforma kineze: Weibo dhe Kuaishou. Numrin më të madh të fansave ai e ka në Instagram, kiu ndiqet nga 639 milionë persona.
Më pas Cristiano Ronaldo ka bërë edhe një reagim të gjatë në Instagram, ku falënderon të gjithë fansat që kanë qenë me të që në ditën e parë të karrierës së tij.
“Ne kemi bërë histori - 1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër - është një testament i pasionit, dëshirës dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhe më gjerë.
Nga rrugët e Madeira e deri te skenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani 1 miliard prej nesh qëndrojmë së bashku.
Ti ke qenë me mua në çdo hap të rrugës, në të gjitha nivelet e larta dhe të ulëta. Ky udhëtim është udhëtimi ynë dhe së bashku, ne kemi treguar se nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë. Faleminderit që besuat tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira nuk ka ardhur ende, dhe ne do të vazhdojmë të shtyjmë, të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku”, shkruan ai ndër të tjera.