Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Chermen Valiev ka mposhtur bjellorusin Mahamedkhabib Kadzimahamedau, në fazën çerekfinale.
Sfida e vlefshme për kategorinë deri në 74kg, përfundoi 12-2 për Valiev.Në këtë mënyrë, mundësi i natyralizuar si shqiptar, kalon në fazën tjetër.
Valiev ka tashmë shansin për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00. Teksa, Valiev është në pritjet të kundërshtarit ndaj të cilit do të duelojë për medaljen.
Sondazh
Poll