Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Boksieri shqiptar bën rrëfimin e dhimbshëm dhe flet për sëmundjen e tij: I bija murit se doja të drejtoja shpinën

Shkruar nga Newsbomb
Boksieri shqiptar bën rrëfimin e dhimbshëm dhe flet për
Drilon Rama

Një tjetër rrëfim i trishtë është bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Pas historisë së Anisës, e cila mes lotëve tregoi se vuan nga skolioza dhe kifoza, një tjetër banor ka përjetur një dhimbje të tillë.

Bëhet fjalë për boksierin Drilon Rama. Ai ka vendosur t’ i hapë zemrën Sarës dhe ka treguar anën e dhimbshme që e mbart që nga fëmijëra e tij.

Ai bëri me dije se deri në moshën 17-vjeçare ka vuajtur nga e njëjta sëmundje. Përveç dhimbjes së shpinën, Driloni tha se vuante dhe ngacmimet e njerëzve.

“Kur kam qenë i vogël deri në 17 vjeç e kam pasur ekzakt të njëjtën sëmundje. Kur ia kam parë fotografitë në rrëfim e kam ditur saktë se çka do të dalë. Kur isha në shkollë më vinte turp dhe vishja pulovra përmbi. Nga fillimi deri në fund e kemi historinë e njëjtë.

Njerëzit më ngacmonin e shpina më dhimbte, i kam rënë murit me shpinë që ta drejtoja, e vrisja veten duke dashur të drejtoja shpinën. Por, këtë temë nuk kam dashur ta flas pasi është shumë private, kam pasur shumë sfida të dhimbshme në jetë por nuk dua të flas për to këtu në shtëpi”, tha Driloni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese