Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Bayern “hakmerret” ndaj Leverkusen dhe “hipotekon” kualifikimin, fitojnë edhe Barcelona me Liverpool (REZULTATET)

Shkruar nga Newsbomb
Bayern “hakmerret” ndaj Leverkusen dhe “hipotekon”
Bayern Munich

Kanë përfunduar 3 sfidat e orës 21:00 të mbrëmjes së sotme të Champions League. Në ndeshjet e para të vlefshme për fazën e 1/16-ave u shënuan 5 gola.

Bayern Munich është hakmarrë ndaj Leverkusen duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. “Djemtë” e Kompany dominuan ndeshjen, teksa triumfuan me dygolëshin e Harry Kane, ndërsa një tjetër gol e shënoi Jamal Musiala. Vlen të përmendet se “Aspirinat” mbetën me 1 lojtar më pak, pasi Mukiele u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62’.

Në ndeshjet e tjera, Barcelona me 10 lojtarë ka triumfuar në transfertën portugeze ndaj Benficas. Edhe pse me një lojtar më pak që prej minutës së 22-të kur Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, katalanasit ia dolën që të merrnin një fitore minimale 0-1 me golin e Raphinha.

Po me rezultatin 0-1 fitoi edhe Liverpool në transfertë përballë Paris Saint-Germain. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Elliott në minutën e 87-të. Kujtojmë që duelet e kthimit mes këtyre ekipeve do të zhvillohen më datë 11 mars.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese