Hapësire reklamuese


Sporti

Barcelona në "Blackout", sfida e Champions League me Interin rrezikon pezullimin

Shkruar nga Newsbomb
Barcelona në "Blackout", sfida e Champions League me Interin
Barcelona

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të Barcelonës me Interin të mërkurën raportohet se është në rrezik të pezullimit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka shkaktuar kërdi në Spanjë.

Momentalisht, qyteti katalanas është në një kaos që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Bëhet fjalë për blackout që ka prekur të gjithë qytetin e Barcelonës ditën e sotme. Pjesa më e madhe e vendit është errësuar për arsye ende të paqarta. Transporti dhe shërbimet e përgjithshme janë jashtë funksionit.

Ky kaos që ka prekur Barcelonën mund të ndikojë edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Në rast se gjendja në qytetin katalanas nuk stabilizohet deri pasnesër, mund të ketë dhe një pezullim të sfidës Barcelona-Inter.

Interi do të fluturojë për në Barcelonë nesër, 24 orë përpara ndeshjes së parë të gjysmëfinales evropiane kundër klubit të La Ligës. Aeroportet spanjolle janë prekur keq nga ndërprerjet, me vonesa prej disa orësh aktualisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese