Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Atmosferë magjike në Dusseldorf, kuqezinjtë "ndezin" rrugët me këngë dhe valle shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Atmosferë magjike në Dusseldorf, kuqezinjtë "ndezin"
Pamje nga atmosfera e kuqezinjve në Dusseldorf

Tifozët kuqezinj kanë ndezur një atmosferë të jashtëzakonshme në qytetin tjetër të Gjermanisë, Dusseldorfin në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë që do të luhet në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Pas Dortmundit dhe Hamburgut, në radhë për t’u veshur kuqezi e ka qyteti tjetër Dusseldorfi.

Me këngë patriotike dhe valle shqiptare me tupana, i gjithë Dusseldorfi duket se sot flet shqip. Midis haresë, gëzimit dhe ndonëse emocioneve të forta për një lojë mjaft sfiduese për shqiponjat duke pasur parasysh se përballë tyre kanë një ndër skuadrat më të forta europiane.

Por sërish tifozët e shqipes, duket se nuk i ka ndalur ky fakt, lumi kuqezi vërshon me shpejtësi për të shkruar historinë e Shqipërisë së vogël në Evropën e madhe.

Të vegjël dhe të mëdhej veshur me ngjyrat e flamurit të shqiponjës dykrenare, e me plisat e bardhë në kokë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora janë bashkuar në këto rrugë për t’i dhënë kurajo skuadrës së tyre të zemrës e për të dhuruar emocione të papërshkueshme në këto vende.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë  me Spanjën në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, pas përballjes me Italinë dhe Kroacinë në javët e shkuara.

Kuqezinjtë u përballën me Italinë në Dortmund më 15 qershor, një lojë që përfundoi në humbje për skuadën shqiptare në rezultatin 1 me 2.

Pas Dortmundit, Kombëtarja zhvilloi përballjen e dytë në fushën e blertë me Kroacinë, ku arriti që të barazonte rezultatin në minutën e fundit me golin e Klaus Gjasulës.

Sot, për Shqipërinë mund të themi se është një ndeshje historike, pasi ajo do të vendosë për kualifikimin ose jo të saj më tej në Euro2024.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese