Hapësire reklamuese

Sporti

Atmosferë jo e mirë te Kroacia, probleme para përballjes me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Atmosferë jo e mirë te Kroacia, probleme para përballjes me
Bruno Petkovic është kthyer në problem për Kroacinë, pas penalltisë së humbur kundër Spanjës. Sulmuesi i Dinamo Zagreb nuk duhet të godiste 11-metërshin, teksa ishte iniciativë që e mori vetë përsipër.

Vetë trajneri Dalic ka lënë të nënkuptohet me fjalët e tij se me shumë gjasa nuk do marrë minuta ndaj Shqipërisë. Kështu është një lloj dënimi për lojtarin kroat, nga ku pritet të marrin mësim dhe të tjerët.

Në vijën e sulmit Kroacia pati për ndeshjen e fundit Kramaric, Budimir dhe Majer. Tashmë mbetet të shihet si do rreshtohet Kroacia kundër Shqipërisë.

Kujtojmë se ky takim merr jetë nesër, 19 qershor ora 15:00. Pikërisht në Hamburg të dyja përfaqësueset do tentojnë pikët e para.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese