Hapësire reklamuese

Sporti

Atmosferë festive në Dyseldorf, tifozi spanjoll: Shqipëria kalon grupin

Shkruar nga Newsbomb
Atmosferë festive në Dyseldorf, tifozi spanjoll: Shqipëria kalon
Kombetarja shqiptare

Shqipëri – Spanjë do të mbyllë nesër rrugëtimin e dy përfaqësueseve në grupin B. Spanja e luan këtë ndeshje për statistikë, pasi ka siguruar kualifikimin për më tej si vend i parë. Në anën tjetër Shqipëria do ia dilte me siguri vetëm përmes fitores.

Atmosfera është festive 1 ditë para ndeshjes. Në raportimin e Klan TV, vërehet se në një bar të Dyseldorfit janë bërë bashkë tifozët shqiptarë dhe ato spanjollë, ku në disa momente duken duke bërë shqiponjën bashkë.

“Shqipëria kalon”, thotë një prej tifozëve spanjoll dhe pse nuk i përgjigjet pyetjes për rezultatin e sfidës së nesërme. Çdo gjë do i mbetet fushës së lojës me takimin që merr jetë në 21:00.

Atmosferë festive në Dyseldorf, tifozi spanjoll: Shqipëria kalon
© Credits: Klan TV/ Tifoz spanjoll në Dyseldorf

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese